“Këta të ‘Zajednicës’, këta të ‘dhuratës së Rankoviqit’”/ Zëdhënësi i VV-së me mesazh të fuqishëm për ata që po “shqetësohen” sot

Aktuale

“Këta të ‘Zajednicës’, këta të ‘dhuratës së Rankoviqit’”/ Zëdhënësi i VV-së me mesazh të fuqishëm për ata që po “shqetësohen” sot

Nga: M.L. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:42
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i është kundërpërgjigjur zërave kritik të marrëveshjeve për energjinë në veri të vendit që u nënshkruan sot në Bruksel.

Ai ka thënë se ata të cilët po shqetësohen me arritjen e kësaj marrëveshjeje janë ata që e kanë nënshkruar “Zajednicën”, ata që kanë deklaruar se Leposaviçi iu dha Kosovës si dhuratë nga Rankoviçi dhe ata të 20 vjeçarit.

Këta të ‘Zajednicës’, këta të ‘dhuratës së Rankoviqit’, këta të 20 vjeçarit, këta, ky i gurthyesit në veri po ashtu, ai i ‘ridefinimit të kufirit me Serbinë’, gjithë këta të shqetësuar sot me veriun e vendit”, shkruan Manxhuka.

Gjtihë këtyre grupeve, Manxhuka iu bëri thirrje që të mos shqetësohen pasi në veri po shtrihet autoriteti i Republikës së Kosovës.

“Mos u shqetësoni do ta kthejmë rendin dhe Republikën e Kosovës edhe në atë pjesë. Si asnjëherë më parë andej po shtrihet autoriteti i Republikës së Kosovës. Pas 20 vitesh: pa referendum të Serbisë, pa zgjedhje, pa krim e kontrabandë e tash edhe me rrymë që paguhet edhe andej.

Mos u shqetësoni!”, përfundoi Manxhuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat