Spahiu për LDK-në e PDK-në: S’mund të flasë dikush që me paratë e qytetarëve e paguan rrymën në veri

Aktuale

Spahiu për LDK-në e PDK-në: S’mund të flasë dikush që me paratë e qytetarëve e paguan rrymën në veri

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:44
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur një hap përpara marrëveshjen e arritur në Bruksel për energjinë, përderisa, sipas tij, Kosova deri më tani ka paguar gjysmë miliardë euro nga buxheti i Kosovës, dhe kjo ka qenë absurde, është shprehur Spahiu.

Analisti Spahiu i bëri këto deklarata në emisionin, “News Talk”.

Ai nuk ka ndaluar me kaq dhe ka komentuar deklaratat e ish- kryeministrit Isa Mustafa dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Mustafa kishte thënë që, ”Kurti mund të ketë arritur rezultat duke kopjuar”,  ndërsa Çitaku ka deklaruar që “ marrëveshjen e nënshkruan nga pozita sot, kryeministri Albin Kurti atë botë e konsideronte tradhti kombëtare”.

Sipas Spahiut, të PDK –së dhe LDK-së  nuk kanë  të drejtë  të flasin, derisa ata ishin në pushtet rryma nuk është faturuar në veri.

“S’mund të flasë dikush, që me paratë e qytetarëve kanë paguar rrymën qytetarëve në veri, që me termo i kanë ngrohur stallat e lopëve dhe të derrave”, është shprehur Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat