Haradinaj optimist se do të ndodh liberalizmi për Kosovën

Aktuale

Haradinaj optimist se do të ndodh liberalizmi për Kosovën

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, u shpreh optimist se Kosova do të marrë liberalizmin e vizave.

Haradinaj tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se deri më tani ka munguar vullneti politik i Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se koha e arsyeshme që kosovarët të lëvizin pa viza, do të ishte muaji shtator.

“Unë besoj që po. Ky vendim ka qenë i premtuar që ka koha e demarkacionit të famshme. Atëhere i kemi hequr pengesat për liberalizim që atëhere. Nuk ka pasur një pengesë tjetër. E di që për atë çështje gjithë është folur se është bërë keq. Në fakt u vërtetua me ardhjen e presidentit Gjukanoviq se ajo çështje është e hapur për korrigjim, edhe nëse Mali i Zi nuk e pranon korrigjim e tha presidenti i tyre se ne mund të shkojmë në arbitrazh jemi edhe anëtarë”.

“Nuk ka pasur çështje të tjera të hapura përpos ka munguar vullneti politik i evropianëvë. Mendoj se tani shumë rrethana kanë ndryshuar dhe mirë pse po ndodh liberalizimi. Mos të harrojmë se edhe nëse ndodh liberalizimi, e marrim dakordimin për liberalizim prapë është një proces në implementim, në rastet më të shpejta ajo është disa javë por ka raste që për fat të keq e vonojnë implementimin”.

“Unë e shoh si të arsyeshme fillimin e shtatorit për të lëvizur pa viza e të dakordohem tash, nesë jo e shoh ndërrimin e viteve pra 31 dhjetor 1 janar. Ishte dashur. Informatat janë që edhe nëse nuk tërhiqen sponsorizuesit e ka një shumicë të nevojshme”.

Me 23 qershor, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do takohen në Bruksel me liderët e Bashkimit Evropian, në prag të Samitit të BE-së.

Është raportuar se në këtë takim mund të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat