Tahiri kërkon sqarime nga Kurti për mospërkrahjen e rezolutës për sigurinë në vend

Aktuale

Tahiri kërkon sqarime nga Kurti për mospërkrahjen e rezolutës për sigurinë në vend

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:10
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij e përkrah marrëveshjen për energji elektrike, të arritur në Bruksel me palën serbe.

Tahiri ka kërkuar sqarime nga kryeministri Kurti, që partia e tij nuk e përkrahi njëjtë edhe rezolutën për sigurinë në vend, e propozuar nga AAK-ja në fillim të kësaj seance.

Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës e nënshkroi marrëveshjen për energji që bazën e ka në vitin 2015. I kemi dhënë mbështetje që kjo marrëveshje përmirëson situatën që jemi sot. Ne para një ore prezantuam projekt rezolutën për sigurinë në vend që zotëri kryeministër nuk e ke pa. Si është e mundur që grupi yt parlamentar nuk e mbështet këtë rezolutë.

Kërkesa jonë është që të ndryshoni qëndrime në 5 pika që prekin qytetarin. Ka një vit e gjysmë që po e shtyni ligjin e pagave, kemi kërkuar të reflektoni në produktet bazë. Sot e kemi trustin, mendoj që duhet ta votojmë trustin. Ne kërkojmë që për këto 5 pika ta ndryshoni qëndrimin”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat