Zhurma për marrëveshjen me Serbinë, Luljeta Aliu ka disa fjalë

Aktuale

Zhurma për marrëveshjen me Serbinë, Luljeta Aliu ka disa fjalë

Nga: A.ZH Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:09
Luljeta Aliu

Edhe analistja e çështjeve politike Luljeta Aliu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Ajo ka thënë se në gjithë zhurmën për këtë marrëveshje, qytetarëve iu intereson vetëm çështja se a do të paguajnë çmimet e njëjta për rrymë edhe tash e tutje, përcjell Bota sot.

Sipas saj, nuk është e rëndësishme se kush e ka nënshkruar marrëveshjen, por a do të sjellë ndonjë dobi ajo për qytetarët.

Reagimi i saj në Facebook:

Në krejt këtë zhurmën për inkasimin e faturave të rrymës në veri, neve si qytetarë shumicë, që e kemi paguar me vite edhe shpenzimin e rrymës në veri, na intereson vetëm një çështje:

A do të paguajmë çmimet e njëjta për rrymë edhe tash e tutje, që ishin tepër të larta?

Marrëveshja është e mirë kur sjell ndonjë dobi për qytetarët. Kaq na intereson neve. Kush ka nënshkruar marrëveshjen e kush e zbaton, është çështje e luftës për pushtet mes partive politike. Qytetarëve ju intereson mirëqenia e tyre.

Apo ndoshta unë po gaboj. Nëse po, kërkoj falje që tani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat