Reagon edhe Kurti për lajmin e publikuar se ka pasur përplasje mes dy deputeteve të LVV-së

Aktuale

Reagon edhe Kurti për lajmin e publikuar se ka pasur përplasje mes dy deputeteve të LVV-së

Nga: N. Sh. Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:23
Saranda Bogujevci dhe Tinka Kurti

Edhe deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka reaguar për lajmin e publikuar sot gjatë ditës në media se kinse ka pasur një përplasje me deputeten tjetër Sarana Bogujevcin.

Kurti përmes një postimi në facebook, thotë se ajo që kanë diskutu sot në Kuvend nuk ka pas lidhje me votim, ashtu siç është pretenduar, por as me ndonjë deputet tjetër.

Postimi i plotë:

Për këdo që e ka lexu pretendimin se deputetja Saranda Bogujevci e dirigjon votën timë. Më duket e vetëkuptueshme por po duhet ta cek - nuk ka asnjë shkronjë të vërtetë. Nuk dirixhohem prej askujt (qysh është e mundshme që duhet me e theksu këtë?). Faleminderit Sh. Kajtazit që u paska mundu me më mbrojtë por mbrohem vetë dhe shumë më mirė. E për më tepër, nuk ka nevojë askush me u mbrojtë prej Sarandës. ❤️

Çka kemi diskutu sot nuk ka pas lidhje me votim. Madje as me ndonjë deputet tjetër.

Shqetësuese se çka mund të bëhet lajm e koment. Njerëzit e rritur duhet me pasë një kufi edhe në imagjinatë e lë më që ato mendime me i nda publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat