Reagon edhe Haxhi Avdyli ndaj Isa Mustafës: I pafytyri që iku nga politika!

Aktuale

Reagon edhe Haxhi Avdyli ndaj Isa Mustafës: I pafytyri që iku nga politika!

Nga: N. Sh. Më: 23 qershor 2022 Në ora: 18:41
Isa Mustafa dhe Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ishte Mustafa që sot kritikoi ashpër Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, ku i akuzoi edhe për pengim në procesin e liberalizimit të vizave në vitin 2015.

Pas kësaj, Avdyli përmes një postimi në facebook, e quan Mustafën i pafytyri që iku nga politike, i cili sipas tij, mbahet mend për koalicionet e natës me PDK-në.

Avdyli e quan edhe shkatërrues të LDK-së, Mustafën.

Postimi i plotë:

I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon.

Ai cili që mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.

Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.

Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.

Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime  e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin.

Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa.

Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak s’ka për të bërë lum.

KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat