Arianit Koci jep një lajm të hidhur për vizat: Ja pse nuk do të ketë libralizim edhe 5 vjet

Aktuale

Arianit Koci jep një lajm të hidhur për vizat: Ja pse nuk do të ketë libralizim edhe 5 vjet

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, duke thënë se viza nuk ketë së edhe paku pesë vite.

Ai ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave po përdoret si karrem për lëshime ndaj Serbisë.

Në anën tjetër ka kritikuar edhe kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se nuk po bën krejt qa po mundet për, t’u japin viza qytetarëve të Kosovës që kanë interes.

Postimi në Facebook:

Sot përfundimisht e kuptuam që nuk do të ketë liberalizim të vizave edhe së paku pesë vite.

Pse?

Pse po munden!

Liberalizimi vazhdimisht po përdorët si karem për t’i bërë lëshime Serbisë.

Bashkimi Evropian nuk është partner e as ndërmjetësues serioz.

Prandaj, duhet ndërprerë menjëherë çdo aktivitet ku ata janë ndërmjetësues.

Asnjë marrëveshje me Serbinë, nuk mund të jetë e dobishme, me ndërmjetësues të tillë.

Asnjë!

Në anën tjetër, Edi Rama me tone të ashpra paska thënë se “Qytetarët e Kosovës po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo.”

Saktë!

Por edhe Edi Rama, nuk po bën krejt çka mundet.

Me Kushtetutën e Shqipërisë, çdo shqiptari i takon nënshtetësia shqiptare.

Pse nuk ia japin çdo kosovari që ka interes?

Shqiptarë jemi edhe ne.

Plus, të diskriminuar skajshmërisht!

Mbi të gjitha, Shqipëria ia ka dhënë nënshtetësinë shqiptare pjesës kosovare që më së paku e meriton: shumicës së politikanëve kosovarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat