Historiku, Kosova që 12 vite në proces për liberalizimin e vizave

Aktuale

Historiku, Kosova që 12 vite në proces për liberalizimin e vizave

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:22
Pamje kur PDK festonte liberalizimin

Kanë kaluar 12 vite që kur Kosova po pret për Liberalizimin e Vizave. Ndërsa janë mbushur plotë katër vjet që kur vendi ynë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Por, mbetet BE-ja ajo që nuk e ka përmbushur premtimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

Bashkimi Evropian, që nga fillimi, është vlerësuar se i është qasur Kosovës në mënyrë të padrejtë duke i vendosur 95 kritere, përfshi edhe demarkacionin me Malin e Zi, i cili nuk kishte të bënte fare me lirinë e lëvizjes në zonën e Schengenit.

Kjo kërkesa, e kishte futur Kosovën në trazira të brendshme që kulmuan edhe me protesta masive dhe me gaz lotsjellës në Kuvend. Veprime të tilla, nga analistë vendorë e ndërkombëtar ishin vlerësuar se ia kishin humbur Kosovës mundësin që të marr liberalizimin së bashku me Ukrainën e Gjeorgjinë, në vitin 2017.

Komisioni Evropian ka prezantuar tri raporte për përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave, një më 12 mars 2013, të dytin më 24 korrik 2014 dhe të tretin 18 dhjetor 2015.

Më 18 korrik 2018 Komisioni Evropian, rikonfirmoi se Kosova ka përmbushur dy kërkesat e pazgjidhura për liberalizimin e vizave. 2018 do të ishte një vit shumë pozitiv për këtë proces, pasi po atë vit, më 30 gusht Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), dha leje që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Në shtator të atij viti Parlamenti Evropian u pajtua që të hapen bisedimet për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ky komision e bëri të njëjtën gjë edhe në shtator të vitit 2019.

Por për gjatë këtyre viteve urimet e liderëve për liberalizimin nuk kane qenë të rralla.

Pas shumë premtimeve, sivjet, te shumica e vendeve të BE-së ekzistonte mendimi se Kosova i ka plotësuar kriteret. Por, samiti i fundit i BE-së, megjithatë tregoi se ka ende një vend hezitues që e mbanë peng këtë proces, dhe ai shtet është Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat