Imeri pyet Mustafën: Qysh Isë me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin?

Aktuale

Imeri pyet Mustafën: Qysh Isë me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin?

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:59
Isa Mustafa

Isa Mustafa ka fajësuar Vjosa Osmanin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë se ai nominoi Vjosa Omsanin për kryeminsitre më 2019, derisa pyet, pse e bëri një gjë të tillë pasi Vjosa Osmani e paska bllokuar liberalizimin e vizave më 2015/2016.

“Qysh me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin? Qysh, Isë?”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Isa Mustafa po e fajëson Vjosa Osmanin se e paska blloku liberalizimin e vizave më 2015 e 2016. Pra, akuzat po i bën po ky Isë, i cili po këtë Vjosë në vitin 2019 e nominoi si kandidate të LDK'së për kryeministre dhe ajo kërkoi vota në emër të partisë që udhëhiqej po nga ky Isë. Qysh me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin? Qysh, Isë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat