Heqja e vizave për Kosovën s’përmendet në konkludimet e Këshillit të Evropës

Aktuale

Heqja e vizave për Kosovën s’përmendet në konkludimet e Këshillit të Evropës

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë, nuk ka gjetur vend në konkluzionet përfundimtare të Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor.

Në këto konkluzione, të cilat janë bërë publike nga zëdhënësi i presidentit të Këshillit të Evropës, Barend Leyts, në Twitter, nuk përmendet heqje e vizave për Kosovën, por vetëm bëhet fjalë për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Këshilli i Evropës rikonfirmon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat