“Top sekreti i Isa Mustafës për vizat! Eu Albin çka i paske ba Kosovës?”

Aktuale

“Top sekreti i Isa Mustafës për vizat! Eu Albin çka i paske ba Kosovës?”

Nga: A.ZH Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:08
Isa Mustafa, Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike Hamdi Rafuna, i ka reaguar ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës. Ky i fundit, dje ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani, përçështjen e liberalizimit të vizave.

Rafuna ka ironizuar, duke thënë se Mustafës iu zbulua “top sekreti” për vizat me vonesë.

Reagimi i tij, i dërguar në “Bota sot”:

Top sekreti për vizat e Isa Mustafës!

Kush duhet të skuqet për vizat? Askush, të gjithë pa asnjë dallim, apo vetëm pushteti? Isa Mustafa po mendon se këta të pushtetit e kanë krejt fajin, sepse, dikur i paska pas në xhep vizat, ky erifi, por dikush ia “paska nxjerr nga xhepi”! Si është e mundur me dyshua në Albinin, kur tanë Kosova e din se ai nuk është hajn! Të supozojmë se kjo ishte e vërtetë! Atëherë, vizat, duhet të ishin në xhepin e qeverisë? Kjo nuk ndodhi, sepse Isa si duket qenka vonua me këtë zbulim! Kështu ndodhë kur “top sekretit” i del tymi me vonesë! Eu Albin çka i paske ba Kosovës? Këtë askush nuk e paska dëgjuar deri më tani. Sot, kur Albini me Vjosën, trokitën në derën e madhe të BE-së, ata nuk ua hapën fare , por vetëm përmes një dritare t’vogël i njoftuan se “ju skeni çka lypni këtu, përderisa nuk e fitoni luftën me korrupsionin dhe hajninë në Kosovë! A bëhet kjo punë dhe si bëhet, ju e dini! Ata para jush n’a patën premtuar, por si duket kishin pas harruar, ishin hutuar pas oborreve t’veta! Ne nuk harrojmë, prandaj që tani po ua kujtojmë se këto janë rregullat e lojës! Ju shqiptarët, reflektoni pak kur luani lojën! Pse keni dëshirë me luajt lojë pa rregulla? Jo, jo kjo nuk bëhet kështu! Për fund, e kemi një lutje miqësore edhe për juve; mos i mashtroni fëmijët, sepse disave nga ju në pushtet dhe opozitë nuk ju duhen fare këto vizat tona, përderisa lëvizni lirshëm me nënshtetësinë e Shqipërisë! Suksese atëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat