Presidenti i Këshillit Evropian flet për dialogun, por jo për vizat

Aktuale

Presidenti i Këshillit Evropian flet për dialogun, por jo për vizat

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:03
Charles Michel

Para publikimit të  konkluzave nga samiti i mbajtur mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor,   presidenti i Francës, Emanuel Macron, vendi i të cilit deri në fund të këtij muaji mban presidencën e radhës së BE-së, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, mbajtën një konferencë për media.

Michel tha se është një ditë dhe vendim historik, miratimi i statusit si vende kandidatë për anëtarësim në Be, për Moldavinë dhe Ukrainën.

Ai tha se kjo do t’i mundësohet edhe Gjeorgjisë, sapo ajo të adresojë prioritetet të përgatitura nga Komisioni Evropian.

Michel tha se ky është një mesazh i fortë për bashkim e vendosmëri në termet politike.

Ai tha se mbështetja për Ukrainën, financiare dhe ushtarake do të vazhdojë, raporton RTKlive.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, presidenti Michel tha se patën rastin të takojnë liderët e këtyre vendeve.

“ishte një mundësi për shkëmbim mendimesh dhe për riafirmuar dëshirën tonë për të sjellë frymë të re në këto zotime për procesin”, tha Michel para mediave.

Ai tha se BE-ja inkurajon këto vende në vazhdimin  reformave rendin e ligjin, pavarësinë e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit.

“Por është e rëndësishme edhe zgjidhja e disa mosmarrëveshjeve mes tyre. Ne vërtetë duam që të vazhdojmë përpara dhe ne do të qëndrojmë të vendosur”, tha Michel.

Ai përmendi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende që kanë mosmarrëveshje dhe tha se do të përpiqen vërtetë të gjejnë një zgjidhje, pasi Kuvendi i Bullgarisë duhet të marr disa vendime, raporton RTKlive.

“Shpresojmë që të jemi në gjendje të hapim bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e veriut dhe me Shqipërinë e cila gjithashtu është e shqetësuar sa i përket këtij debati”, tha  presidenti Michel.

Ai tha se panë edhe respektin e Bosnje e Hercegovinës e cila më të vërtetë paraqiti në tavolinë, dëshirën për të risjellë në jetë procesin e anëtarësimit të këtij vendi në BE.

“Ne gjithashtu mbështesim ashtu si edhe në konkluza procesin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, tha Michel.

Ai tha se liderët e 27 vendeve anëtare dhe drejtuesit e unionit do të vazhdojnë të diskutojnë brenda vetës për politikën e unionit dhe hapat e ardhshëm.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat