​Spanja mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

​Spanja mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:48
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ka deklaruar sot se vendi i tij është i gatshëm të pranojë që BE-ja të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, të cilës i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, transmeton Infolibres.

Komisioni Evropian propozoi në maj të vitit 2016 përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve që duhet hequr vizat, pasi verifikoi se kishte plotësuar kërkesat.

Megjithatë, Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile kësaj mase.

Pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin Kosovën si të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat