Pozhari: Edhe sot po më mban lumturia për kryeministrin që ta zbardh fytyrën, por disa ministra...

Aktuale

Pozhari: Edhe sot po më mban lumturia për kryeministrin që ta zbardh fytyrën, por disa ministra...

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:25
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, është shprehur i lumtur, pasi sipas tij, Kosova ka një kryeministër, që ia zbardh fytyrën vendit.

Megjithatë, Pozhari ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, duhet të reformatohet, përcjell Bota sot.

“Edhe sot po më mban lumturia që kemi një Kryeministër i cili ta zbardh fytyrën.

Kuptohet, për me qenë të sinqertë deri në fund, i duhet reformatim i Qeverisë. Disa ministra duhet me ecë në shtëpi”, ka shkruar ai, në një postim në Facebook.

Reagimi i Pozharit vjen pas intervistës së mbrëmshme të kryeministrit Kurti te Çim Peka, ku ndër të tjerash, ai është zotuar se nuk do të japë tokë Kosove./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat