Krasniqi: BE assesi mos t’i ndërlidhë vizat me dialogun

Aktuale

Krasniqi: BE assesi mos t’i ndërlidhë vizat me dialogun

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:25
Rrezarta Krasniqi

Pavarësisht pritje optimiste për vizat, BE pa një arsyetim nuk vendosi as këtë herë për heqjen e vizave.

Kështu ka deklaruar deputetja e LDK-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrime, Rrezarta Krasniqi.

“Për sa i përket liberalizimit, kishim qëndrime të shumta optimiste nga zyrtarët e BE-së se mund të ketë lëvizje pozitive në Samitin e Berlinit, i cili u mbajt javën e kaluar por, pa një arsyetim as kësaj radhe nuk u vendos për heqjen e regjimit të vizave. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga BE për lëvizje të lirë dhe kjo sa më parë që të ndodhë është më mirë, sepse është një padrejtësi e madhe kjo që po ju bëhet qytetarëve tanë”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket dialogut, deputetja vlerëson se ai duhet të vazhdojë në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjik dhe të mos ndërlidhet me vizat.

“Tani çështja e dialogut nuk duhet të ndërlidhet assesi me liberalizimin e vizave, sepse aty temë diskutimi janë çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve dhe dialogu duhet të vazhdojë në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjik”, deklaron Rrezarta Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat