Ish ambasadori: Ide e pakuptimtë për udhërrëfyes tjetër për Kosovën

Aktuale

Ish ambasadori: Ide e pakuptimtë për udhërrëfyes tjetër për Kosovën

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:04
Robert Bosch

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, është një nga personalitetet e pakta që ka reaguar deri më tash, ndaj deklarimit të Oliver Verhelyi, Komisionar për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë të Bashkimit Evropian.

Në adresimin e tij para Parlamentit Evropian, Verhelyi foli për mundësinë që Kosovës t’i jepet dhe një udhërrëfyes shtesë, përmes së cilit do të luftohej krimi i organizuar e korrupsioni, para se vendit t’i liberalizohen vizat.

Duke iu referuar raportimit të RTK-së, mbi deklaratën e Verhelyi, ish ambasadori Bosch deklaroi se Kosova i ka plotësuar kushtet sipas Komisionit Evropian, kurs tani Verhelyi del me kërkesa që nuk kanë qenë për vendet tjera.

“Edhe pse Kosova i plotëson të gjitha kushtet sipas Komisionit të BE-së, ky njeri vjen me më shumë kërkesa që nuk i kemi bërë kurrë për të gjitha vendet që kanë marrë liberalizimin e vizave gjatë viteve të fundit”, tha ish diplomati holandez.

Unë me të vërtetë nuk e di se si të arrihet drejtësia për Kosovën”, deklaroi ai.

“Si PE ashtu edhe PPE në Roterdam,  kohët e fundit kërkuan që më në fund të zbatohej liberalizimi dhe më pas del kjo bisedë e pakuptimtë”, thotë ish ambasadori Holandës në Shqipëri e Kosovës.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes, ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat