Dikur gazetar e tash ambasador, do të habiteni me pasurinë marramendëse të Agron Bajramit

Aktuale

Dikur gazetar e tash ambasador, do të habiteni me pasurinë marramendëse të Agron Bajramit

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 10:41
Agron Bajrami

Agron Bajrami dikur ishte gazetar në një medium privat në Kosovë, ndërsa nga viti i kaluar ka filluar punën si ambasador në Bruksel.

Ai ambasador, Bajrami ka publikuar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar pasurinë e tij dhe të prindërve të tij, në vlera marramendëse.

Kështu, tek pasuria e paluajtshme, Bajrami ka deklaruar se posedon dy shtëpi, tokë, lokale e shumë parcela toke. Të gjitha këto kapin vlerën mbi 687 mijë euro, duke përfshirë shumë parcela toke që i ka deklaruar në emër të prindit, ndërsa vetëm njëra shtëpi e deklaruar në emër të tij, kap vlerën 400 mijë euro.

Tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar një veturë Opel Vectra në vlerën 4 mijë euro.

Paratë e kursyera në bankë janë në vlerën 6.800 euro, ndërsa thuajse po aq, apo 6.500 euro ka borxhe si pagesa për shkollim të fëmijëve.

Paga e tij është në vlerën 3.700 euro, ndërsa ka përfshirë edhe pensionet e prindërve të tij nga 265 euro.

Kështu në total pasuria e tij i afrohet milionit, apo rreth 750 mijë euro pasuri të deklaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat