​Delegacioni shtetëror italian pritet në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Aktuale

​Delegacioni shtetëror italian pritet në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim delegacionin nga Italia, të udhëhequr nga Nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Bendetto Della Vedova.

Takimi u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve shumë të mira mes të dyja vendeve. Thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u vlerësua i një rëndësie të madhe, veçanërisht pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë dhe reflektimit të saj në rajonin e Evropës Juglindore.

Duke pasur për bazë qëllimin e të dy diplomacive për lidhjen sa më të madhe të qytetarëve të dy vendeve, u diskutua nevoja për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë dhe kulturës, dhe ndihmesën për qarkullim sa më të lehtë të qytetarëve në drejtim të të dyja vendeve.

“Ahmeti e falënderoi z. Della Vedova për vizitën dhe mbështetjen e përhershme të Italisë për Kosovën. Takimi i vlerësuar shumë pozitiv, ndërsa diskutimet mes dy delegacioneve pritet të materializohen me marrëveshje dypalëshe nga Ministritë përkatëse”, thuhet në komunikatën e MPJD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat