Reagimi i Selim Pacollit, publikon foton e invalidit të UÇK-së: S’kam këmb të ecë sepse ia dhashë atdheut!

Aktuale

Reagimi i Selim Pacollit, publikon foton e invalidit të UÇK-së: S’kam këmb të ecë sepse ia dhashë atdheut!

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:28
Selim Pacolli

Selim Pacolli ka reaguar pas debatit që u shkaktua në Kosovë, ku janë shfaqur disa postime të publikuara nga Hekuran Murati vite më parë për UÇK-në.

Pacolli ka publikuar një fotografi të invalidid të UÇK-së, Shpëtim Agushollit, derisa shkruan se “s’kam këmbë të të ecur sepse ia dhash atdheut”.

Ai tutje shkruan edhe për një të mosuhar me plis të bardhë që me dhembje e krenari qëndron para katër djemve të rënë në luftën e Kosovës për liri.

Pacolli tutje shkruan se, “mercenarët e sotëm janë ata që tregtuan dje me frikën e tyre, e sot përpiqen që ta njollosin pjesën më të ndritshme të historisë tonë”.

Postimi i plotë:

1. S’kam këmb të ecë sepse ia dhashë atdheut për të ecur përpara, deshta t'ia jap edhe shpirtin siq e bënë edhe shokët e mi por nuk ishte e shkruar (Shpëtim Agusholli), invalid i UÇK-së

2. Një i moshuar me plis të bardhë me dhimbje e krenari qëndron para katër djemve të tij, të rënë në luftën për liri kundër pushtuesit.

Me cilin çmim do të paguhej kjo?

3. Katër prej sa e sa invalidëve tjerë që dhanë gjymtyrët e tyre duke kërkuar lirinë e popullit të vet, qoftë edhe me çmimin e vdekjes.

Vëtëm vullneti imadh për të fituar lirinë e popullit dhe vendit të vet, i ka bërë këta djem e vajza të gatshëm për të dhënë gjithqka nga vetja.

Këta heronjë të kombit, nuk mund të fyhen me epitetetin e mercenarëve, nuk kam hasur diku të lexoj që lira e një populli është fituar me mercenarë.

Mercenarët e sotëm janë ata që tregtuan dje me frikën e tyre, e sot përpiqen që ta njollosin pjesën më të ndritshme të historisë tonë.

Image
Postimi i Selim Pacollit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat