Eksperti amerikan kërkon urgjentisht një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Kosovën dhe Bosnjën

Aktuale

Eksperti amerikan kërkon urgjentisht një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Kosovën dhe Bosnjën

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:18
Janusz Bugajski

Janusz Bugajski, anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington DC, në një shkrim autorial të rregullt për mediumin boshnjak “Istraga.ba”, ka thënë se duhet urgjentisht një rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në NATO.

Bugajski ka thënë se puna e deritanishme e NATO-s  me formimin e ushtrisë në Bosnje dhe bashkëpunimi me Kosovën janë të pamjaftueshme për ndaljen e provokimeve nga liderët pro-Moskë në Banja Llukë dhe Beograd.

Ai thotë se një gjë e tillë është tepër e nevojshme kur shihet çalimi i Bashkimit Evropian me punën e anëtarësimit, e që sipas Bugajskit një çalim i tillë po nxit dhe inkurajon nacionalistët radikal nëpër rajon.

“Në Ballkanin Perëndimor, NATO ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar ushtrinë boshnjake dhe për të punuar më ngushtë me forcat mbrojtëse të Kosovës. Por kjo është ende e pamjaftueshme për të penguar provokimet nga liderët serbë pro-muskovitë në Banja Luka dhe Beograd. Nevojitet urgjentisht një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, veçanërisht pasi BE-ja ka dëshmuar të jetë e dështuar në ofrimin e perspektivave reale për anëtarësim dhe në këtë mënyrë po inkurajon radikalët nacionalistë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Bugajski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat