Ky është reagimi i Albin Kurtit pasi MCC aprovon marrëveshjen e Kompaktit me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për Kosovën

Aktuale

Ky është reagimi i Albin Kurtit pasi MCC aprovon marrëveshjen e Kompaktit me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për Kosovën

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:27
Albin Kurti

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka aprovuar marrëveshjen e Kompaktit me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter.

Kurti këtë e ka cilësuar si investimin më të madh energjetik në Kosovë deri më sot.

“Mirënjohës për vendimi e bordit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për të miratuar marrëveshjen e Kompaktit me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat