Kamberi: Si deputet angazhimi im do të jetë kundër diskriminimit të shqiptarëve

Aktuale

Kamberi: Si deputet angazhimi im do të jetë kundër diskriminimit të shqiptarëve

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:49
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Kjo në rast se rezultatet preliminare të votimeve të së enjtes zyrtarizohen.

Ai mori 698 vota nga 610 të nevojshme për të siguruar edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Politikani tregoi për kërkesat e shqiptarëve që do t`i artikulojë në legjislativin serb.

“Ne jemi popullsi e painkuadruar në institucionet shtërore e publike, rajon i pazhvilluar me probleme të shumta në arsim, shëndetësi e shumë sfera tera, këto edhe do të jenë pikat oientuese të aktivitetit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskiminuar sistemaikisht nga Serbia, prandaj edhe angazhimi im do të jetë kundër diskriminimit”, u shpreh Kamberi.

Në këtë mision të tij, ky pret përkrahje nga krerët politikë në Kosovë dhe jo vetëm.

“Po, pres përkrahje shumë më të madhe edhe nga Prishtina edhe nga Tirana në betejën tonë për të drejtat, barazinë e demokracinë”, theksoi Kamberi.

Thotë se nuk do ta ketë të lehtë, ashtu sikurse nuk e kishte në mandatin e tij paraprak si deputet.

Edhe deri sot rrugëtimi jonë ishte i vështirë, nuk po presim që tash të jetë më i lehtë. E dijmë që kemi sfida të shumta, por, ashtu siç kemi deklaruar shumë herë dorëzimi nuk është alternativë”, u shpreh Kamberi.

Për fund ai pati një falenderim për bashkombasit e tij.

“Falënderoj gjithë njerëzit që i dhanë përkrahje koalicionit tonë, veçanërisht ata të njësisë numër 6 në Tërnoc, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë por na mbështetën në betejën më të rëndë zgjedhore në të cilin jemi përballur”, u shpreh Kamberi.

Votimet në Tërnoc u përsëriten katër herë në zgjedhjet parlamentare.

Kjo për shkak të parregullsive të evidentuara.

Zgjedhjet u anuluan pas kundërshtimeve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe Partisë Socialiste të Serbisë.

Kur ishte dashur të përsëritej votimi për të tretën herë, më 23 qershor, as që u mbajt për shkak se qendra e votimit nuk ishte hapur për shkak të mosmarrëveshjes së anëtarëve të komisionit të votimit si dhe raportimit për një bombë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat