Hysni Gucati vjen në Kosovë

Aktuale

Hysni Gucati vjen në Kosovë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:10
Hysni Gucati

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Mëson se Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë nënën e tij e cila po trajtohet në QKUK, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

Gucati kishte qëndruar në Kosovë edhe dy muaj më parë, për të vizituar babain e tij, i cili po trajtohej në spitali ne Mitrovicës, nën masa të rrepta së sigurisë.

Pak ditë më pas, babai i Gucatit kishte vdekur, por që ish kreu i OVL të UÇK-së nuk ishte lejuar të merrte pjesë në varrim.

Pas 3 ditësh ai kishte vizituar varrin e të atit të ndjerë.

Ai, bashkë me Nasim Haradinajn janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat