Ish deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka vizituar Bjeshkët e Pikllimës në Koretnik.
Në disa fotografi të publikuara në Facebook, Berisha ka vendosur të shfaq edhe armën që e mban në brez.
Në fotografitë publike në Facebook, Zafir Berisha shfaqet me armë tek brezi.
Duhet përkujtuar që figurat publike në vend shumë shpesh janë komentuar për mbajtje të armëve.
Zafir Bersha së fundi pati edhe një rast tjetër në Polici, ku dyshohej për kërcënim ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.
E probleme të ngjashme ai pati ditë më parë edhe me zyrtarët policorë në Prizren.