Publikon videon kur Tahir Zemaj.../ Armend Zemaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Aktuale

Publikon videon kur Tahir Zemaj.../ Armend Zemaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Nga: P.R Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:06
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së dhe ish anëtari i Shtabit të “Rognerit”, Xhavit Haliti ka shkruar në 24 vjetorin e Betejës së lavdishme të Loxhës, por askund nuk ka përmendur komandantin kryesor që e udhëhoqi këtë betejë, kolonelin Tahir Zemaj.

“Beteja e Loxhës e 6 korrikut 1998 i dha hov luftës çlirimtare e motiv shtesë ushtarëve të UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së, të prirë nga Skënder Çeku, i shkaktuan humbje të konsiderueshme forcave serbe. Rol të rëndësishëm në këtë betejë dha edhe veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Binak Dinaj, si dhe një numër i madh i ushtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe banorët e Loxhës, si dhe të fshatrave përreth”, shkoi Xhavit Haliti.

E ndaj Haliti ka reaguar nipi i kolonel Zemajt, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

“E vërteta është vetëm një! Me 6 Korrik 1998, njësitet e UÇK-së të strukturuara profesionalisht, të drejtuara nga Tahir Zemaj- Komandant i Zonës III Operative të Dukagjinit dhe ushtarakët e tjerë strategë i dhanë goditjen fatale armikut në Betejën e Loxhës. Aty u dëshmua se UÇK ishte një ushtri që mund t’i dilte zot vendit. Lavdi heronjëve të kombit: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj!”, ka shkruar Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat