“Doli nga vrima e nëntokës”/ Kurti kërkon arrestimin e kriminelit Milan Radoiçiq

Aktuale

“Doli nga vrima e nëntokës”/ Kurti kërkon arrestimin e kriminelit Milan Radoiçiq

Nga: N. Sh. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:39
Milan Radoiçiq

Kryekrimineli serb Milan Radoiçiq, që vepron në pjesën veriore të Kosovës, edhe pse është në kërkim nga Policia dhe Prokuria ai është shfaqur në veri.

Pas shfaqjes së tij, kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka kërkuar arrestimin.

Kurti shprehet se Radoiçiq është kriminel i kërkuar për vrasje dhe krim të organizuar.

Ai u bënë thirrje organeve të rëndit që të aktivizojnë strukturat policore për të kapur Radoiçiqin.

Postimi i plotë:

ZERO TOLERANCË NDAJ KRIMINELËVE!

Radoiçiq, një kriminel i kërkuar nga organet e drejtësisë së Kosovës për vrasje dhe krim të organizuar - del nga vrima e nëntokës në malet e Kosovës për t'na përcjellë kërcënimet ndaj shtetit tonë nga padroni i tij Vuçiq!

I bëj thirrje organeve të rendit të Kosovë që të aktivizojnë të gjitha strukturat policore për të kapur këtë kriminel dhe për ta sjellë para drejtësisë duke e dënuar për vrasje, krim të organizuar dhe nxitje për terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat