“Kurti duhet t’ia ngreh veshin Lajçakut”

Aktuale

“Kurti duhet t’ia ngreh veshin Lajçakut”

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:49
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia ngreh veshin Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjen e energjisë në Veriut për shkelje dhe mosrespektimin e afateve kohore nga kompania Serbe Elektrosver.

Sheholli deklaroi se ka politizim në çështjen ku Kompania Serbe Elektrosever nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët ashtu siç ishte paparë ne udhërrëfyesin për dhënien e të dhënave të konsumatorëve për Kost-in dhe KEDS-in në afatin kohor prej 7 ditësh.

“Unë besoj që këtu ka politizim të kësaj çështje, vetë fakti që thotë se unë nuk kam marrë urdhër nga Beogradi, Eletropriveda flet që këtu ka probleme të natyrave politike dhe këtu zoti Kurti duhet t’ia ngreh veshin zotit Lajcak dhe ti thotë që këto veprime…”, tha ai.

Tutje Sheholli gjatë emisionit theksoi se Kryeministri Kurti duhet të ketë kujdes të madh dhe  së bashku me Lajçakun ta bisedojnë këtë çështje dhe të bien një vendim ashtu siç duhet.

“Serbët, nëse ua shtynë komunikatat e tyre, ata çdo gjë e politizojnë, nuk thonë që po luftohet krimi dhe ajo që është antiligjore por çdo gjë e politizojnë dhe mund të ketë implikime edhe tek kjo çështje dhe ata të mos e nënshkruajnë dhe të thirrën kështu, pa thënë Beogradi ne nuk bëjmë asgjë, por kjo është ftesë edhe për Kryeministrin Kurti që të ketë parasysh edhe deklaratat e tyre për arsye se ata janë të licencuar në shtetin e Republikës së Kosovës, Elektroserver e ka një bazë kjo ndërmarrja shtetërore Eletropriveda e Serbisë por e licencuar është në Kosovë dhe ajo nuk mund të jetë e nënshtruar apo nën ndikim të një kompanie shtetërore të Serbisë. Prandaj Kurti duhet të ketë kujdes të madh dhe me Lakçakun ta bisedojnë këtë çështje dhe të bien vendimin ashtu siç duhet”, shtoi tutje Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat