Jashari takohet me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, e falënderon për përkrahjen

Aktuale

Jashari takohet me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, e falënderon për përkrahjen

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:56
Foto nga takimi

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral James Mcconville, ku e falënderoi gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-në, për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerallejtënant Jashari ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë, me ftesë të shefit të Shtabit të Ushtrisë së ShBA-së, gjeneral James Mcconville, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).

“FSK-ja vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta.

Gjeneral Jashari dhe gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat