Shala për Radojçiqin: Organet e drejtësisë nuk duhet të bien në provokimin e njerëzve nëpër male

Aktuale

Shala për Radojçiqin: Organet e drejtësisë nuk duhet të bien në provokimin e njerëzve nëpër male

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 21:12
Haxhi Shala

Çështja e të kërkuarit nga organet e drejtësisë Mailan Radojçiq, i cili ditë më parë u lajmërua nga pjesa veriore përmes një videoje në rrjete sociale, ish-deputeti Haxhi Shala ka thënë se organet e drejtësisë nuk duhet të bien në provokimin e deklaratave të njerëzve të ndryshëm.

Shala tha se Policia dhe AKI-ja në bashkëpunim do të kërkojnë dhe gjejnë Radojçiqin.

“Organet tona të drejtësisë nuk duhet të bien në provokimin e disa deklaratave të njerëzve të ndryshme, nëpër male apo fusha. Besojë që Policia dhe AKI-ja në bashkëpunim edhe me pjesë të tjera si Prokuroria do të hulumtojnë dhe do të kërkojnë çdo herë. Pa marrë parasysh se si shfaqet dhe çfarë thotë nuk është e mirë për sigurinë po sidoqoftë ai njëri është i ndjekur nga organet e drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, Radojçiqit do t’i vijë radha si sot rastit të Shtërpcës për kamerat ilegale.

“Nuk duhet të bien në provokim as policia dhe askush nga individ sepse ata janë individ dhe organet janë organe të sigurisë. Në këtë rast Policia dhe AKI-ja janë pjesë të hetuesisë dhe e bëjnë punën e vet. Në momentin kur vjen si rasti i sotit në Shtërpcë do t’i vijë radha edhe atij personi që të arrestohet dhe të del para drejtësisë”, deklaroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat