Kollçaku pas dështimit të Komisionit: Mungesa e pozitës është e arsyeshme, opozita ishte në dijeni

Aktuale

Kollçaku pas dështimit të Komisionit: Mungesa e pozitës është e arsyeshme, opozita ishte në dijeni

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 12:01
Fatmire Kollçaku

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku ka thënë se mungesa e deputetëve ka qenë e paralajmëruar dhe e arsyeshme, teksa tha se diskutimet për këtë Projektligj do të vazhdojnë të martën.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa deputetët e opozitës, kritikuan deputetët e mazhorancës për mospjesëmarrjen e tyre ku në rend dite ishin të planifikuara të shqyrtohen dy projektligje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për  rregullimin e çmimit të produkteve medicinale dhe i Projektligjit për Shëndetësi.

Kryetarja Kollçaku tha se qëllimshëm deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo mbledhje të mbahet sot, ndonëse tha se i kishte informuar se do të mungojnë deputetët e VV-së.

Takimet e rregullta të komisionit mbahen të martave dhe të mërkurave. Ne në takimin e fundit, unë me mirësjellje i kam lutur që ta vazhdojmë me takimet e rregullta dhe ajo çfarë ka ndodhur është që me insistimin e opozitës për kundër faktit që kam treguar që ka mundësi me pas mungesë të kuorumit për shkak të disa mungesave të arsyeshme të paralajmëruara të deputetëve. Gjë që mund të dëshmohet edhe në procesverbal, është insistuar që patjetër sot të takohemi dhe ajo çfarë ndodhi, ndodhi që veç u shtye për disa ditë. Pra, ne nuk diskutuam sot por do të diskutojmë të martën, tashmë takimi caktuar. Nuk ka ndodh asgjë që nuk ndodh edhe në kuvend edhe në takimet tjera, kur mund të ketë mungesë kuorumi. Ne kemi shpreh gatishmëri t’i diskutojmë këto ligje, për kundër faktit që opozita që është në dijeni që këto ligje, që është ligji bazik, ligji për shëndetësi është në strategji legjislative dhe pritet të sillet nga Qeveria në Kuvend të Republikës së Kosovës si dhe ky për çmimin e barnave”, tha ajo.

Ani pse komisioni nuk vazhdoi punën e vetë, aty pat diskutime edhe për Klinikën e Onkologjisë. Për këtë, Kollçaku thotë se problemet aty janë të trashëguara, e se është mirë që ekspertët të bëjnë një vlerësim se pse ka ardhur deri te ky problem.

Është mirë që ekspertët ta bëjnë një vlerësim të mirëfilltë, a është dashur të vendoset aty aparatura pa u bërë aty një izolim i mirë edhe siguria për aparaturën e shtrenjtë, jetike për pacientë. Ne si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës që kemi kontribuar me amendamentet tona në blerjen e kësaj aparature e që është porositur edhe një tjetër, pra falë deputetëve dhe normal miratimit të Qeverive pastaj, është e nënkuptueshme që ne brengosemi shumë për fatin e pacientëve dhe për aparaturën që të mos dëmtohet. Është shumë e shtrenjtë, buxheti është mjaft i varfër”

Unë një gjë e di, institucionet, ministria ka reaguar menjëherë, fillimisht përmes menaxhmentit, pastaj edhe ministri e ka vizituar edhe unë kam qenë e kam pa situatën. Unë them fillimisht duhet të bëhet zgjidhja për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për radioterapi dhe të sanohet problemi dhe të mos përsëritet kurrë”, tha tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat