Nënkryetarja e Prishtinës reagon pas shkarkimit të kryeshefit të “Pastrimit”

Aktuale

Nënkryetarja e Prishtinës reagon pas shkarkimit të kryeshefit të “Pastrimit”

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:39
Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Pastrimi”, Burim Kelmendi.

Ajo në Facebook shkruan se nga sot fillon një kapitull i ri për Prishtinën.

“Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër. Fillim i ri me KRM “Pastrimi”. Fillim i ri me menaxhim të ndërmarrjeve publike lokale në Prishtinë. Kështu politika bëhet shembull i mirë për të mirën e përbashkët, vlerën publike.

Prishtina nuk guxon t’jetë në këtë gjendje me menaxhim të mbeturinave as edhe një ditë tjetër. Ecim tutje”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat