Besian Mustafa publikon fotografi të rrallë të Xhemail Mustafës

Aktuale

Besian Mustafa publikon fotografi të rrallë të Xhemail Mustafës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:30
Xhemail Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka publikuar një fotografi të babait të tij, gazetarit të ndjerë Xhemail Mustafa.

Këtë fotografi ai e ka publikuar në një postim në faqen e tij në Facebook.

Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor në vitin 2000 në Prishtinë, deri sa po hynte në banesën e tij, ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona. Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, la pas gruan dhe fëmijët e tij.

Vrasja e Mustafës ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës dhe tronditi skenën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat