Gashi: Rezistenca në Drenicë erdhi si pasojë e planit të Serbisë

Aktuale

Gashi: Rezistenca në Drenicë erdhi si pasojë e planit të Serbisë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:56
Ibrahim Gashi

Profesori i departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi ishte i ftuar në “Info Magazinë” me rastin e 77 vjetorin e aneksimit të Kosovës nga Serbia.

Ai u shpreh se rezistenca në Drenicë erdhi pasojë e planit të Serbisë.

“Kreu i ushtrisë nacional-çlirimtare në Kosovë ishte i pafuqishëm me i refuzu ose me u përball me këto tendendenca, kur themi të Serbisë mendojmë edhe të një pjesë të kreut ushtarak të ushtrisë anti-fashiste, naciona-çlirimtare të Jugosllavisë në krye me Titon.”

“Do të thotë e dinte se Serbia po përgatitjet për t’a aneksuar dhe lufta, rezistenca në Drenicë, kundërshtimi i Brigadës së Drenicës i udhëhequr nga Shaban Polluzha erdhi si pasojë e këtyre zhvillimeve që po ndodhnin në Kosovë dhe të këtij plani që kishin Serbët”, u shpreh ai.

Tutje, Gashi tha se në këtë rast Shaban Polluzhën mund ta quajmë vizionar.

“Shaban Polluzhën këtu mund t’a quajmë vizionar, pavarësisht se u stigmatizua dhe u sulmua në kuptimin që u shpall si armik, si reaksionar, por në fakt ai ishte një vizionar që e kuptoi tradhtinë që po i përgatitej Kosovës, prandaj edhe u ngrit kundër për t’i mbrojtur qytetarët duarthatë që përsekutoheshin çdo ditë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat