UP tregon kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Aktuale

UP tregon kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Më 12 korrik hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinë (UP).

Këtë e ka bërë publike vetë institucioni më i lartë i arsimit në vend.

“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Gjatë këtij viti testi të maturës iu nënshtruan 22 mijë maturantë.

UP-ja ka publikuar në web faqe mënyrën se si duhet të aplikohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat