“Pulë e nuktë”/ Nuk përmbahet Pacolli, reagon ashpër ndaj eurodeputetes franceze: Turp!

Aktuale

“Pulë e nuktë”/ Nuk përmbahet Pacolli, reagon ashpër ndaj eurodeputetes franceze: Turp!

Nga: A.M Më: 8 korrik 2022 Në ora: 22:14
Dominique Bilde

Selim Pacolli, ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Bilde para Kosovës po shtiret shqiponjë, ndërsa para Rusisë ‘pulë e nuktë’.

“Para Kosovës së vogël shtiret shqiponjë, a para Rusisë fashiste, e tmerruar bëhet pulë e nuktë! Turp”, deklaroi Pacolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Para Kosovës së vogël shtiret shqiponjë, a para Rusisë fashiste, e tmerruar bëhet pulë e nuktë!

Një popull i vogël që dikur flijohej për të mbojtur civilizimin Evropian, sot mohohët!

TURP!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat