VV në Rahovec e akuzon Smajl Latifin për punësime familjare e partiake

Aktuale

VV në Rahovec e akuzon Smajl Latifin për punësime familjare e partiake

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 22:33
Smajl Latifi

Me anë të një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifin, për punësimë familjare e partiake.

“Nga kjo është vërtetuar se Smajl Latifi nuk e ka ndërmend me i ndalë keqpërdorimet, punësimet familjare dhe partiake”, ka shkruar Qendra e VV-së në Rahovec në reagimin e tyre.

Tutje, ata kanë përmendur lidhjet familjare e partiake të të punësuarve.

Postimi i plotë:

Publikohet lista e 12-te infermierëve te pranuar nga konkrusi i shpallur me datë 21 prill 2022.

Nga kjo është vërtetuar se Smajl Latifi nuk e ka ndërmend me i ndalë keqpërdorimet, punësime familjare dhe partijake.

Me këtë rast konkursi i shpallur

nuk kishte fare kriterin e kualifikimit, pra me shkollë të mesme apo fakultet dhe perfundimi e jep sqarimin ngase shumica dërmuese e kandidateve të pranuar janë me shkollë të mesme duke i eliminuar ata qe kane kualifikim superior.

Mbase kjo formë klandestine ishte rruga e vetme për ti akomuduar të preferuarit duke ua bërë me dije edhe njëherë atyre që kanë më shumë meritë se meritokracija është varosur kaherë më këtë tip udhëheqjeje.

Po i cekim vetëm disa nga ata që janë pranuar të cilët sipas informatave tona janë antarë dhe të afërmit e kryetarit Latifi:

1. Vajza e Ruzhdi Krasniqit i cili është i punësuar në zyrën e kryetarit dhe njëkohësisht shumë i afërt me kryetarin

2. Në komisionin vlerësues ka qenë anëtar Nijazi Gashi derisa njëri nga të pranuarit është punëtor në ordinancën private tek Nijaziu që përbën konflikt të pastër interesi.

3. Gruaja e kryetarit të degës së AAK-së në Malësi të Vogël.

Mund të ketë dhe të tjerë të lidhur ngusht me pushtetin e të cilët janë pranuar me kritere më të dobëta, e, kjo do mbetet të shihet.

Qeverisja duhet të ketë meritokraci, pozicionet që fitohen pa meritë i kontribojnë vetëm atyre që janë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat