Tërnava: Besoj për 400 ditë do ta kemi skeletin e Xhamisë qendrore të Prishtinës

Aktuale

Tërnava: Besoj për 400 ditë do ta kemi skeletin e Xhamisë qendrore të Prishtinës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 23:57
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sonte u shpreh se punimet për ndërtimin e Xhamisë qendrore në Prishtinë kanë nisur dhe se është duke u punuar me të madhe.

Tërnava në “Argument Plus” tha se puna është nisur me seriozitetin më të madh dhe tha se beson që për 400 ditë do ta kemi skeletin e Xhamisë qendrore të Prishtinës.

Ai shtoi se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë nevojë e madhe.

“Sot kemi mbi 30 mijë vet që falen jashtë xhamive. Dua të them që Prishtina ka nevojë për ndërtimin e xhamive të shumta”, shtoi ndër të tjera Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat