Familja heroike Jashari ua uron festën e Kurban Bajramit

Aktuale

Familja heroike Jashari ua uron festën e Kurban Bajramit

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 08:21
Familja heroike Jashari nga Prekazi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urim tek qytetarët ka përcjellë edhe familja heroike Jashari nga Prekazi nga Bekim Jashari, i cili ka postuar një foto familjare së bashku edhe me axhën e tij, bacën Rifat.

Postimi i Bekim Jasharit:

Të dashur vellëzer e motra të besimit islam,

Në emër të familjes dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke uruar shëndet, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja.

Uroj që kjo festë të na shërbejë për të rritur besimin tonë në zotin e madhërishëm, besimin në vlerat tona që na bashkojnë: Humanizëm, solidaritet e tolerancë mesh nesh.

Në këtë festë të përbashkët, si në çdo ditë tjetër e kemi obligim që të jemi të bashkuar, në shërbim të njëri-tjetrit dhe veprave të mira njërëzore.

Me fat Kurban Bajrami shëndet e mbarësi në familjet tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat