Borel edhe Blinken porositën se qëllimi i përbashkët i BE-së dhe ShBA-ve është euro-integrimi i Ballkanit

Aktuale

Borel edhe Blinken porositën se qëllimi i përbashkët i BE-së dhe ShBA-ve është euro-integrimi i Ballkanit

Nga: Fatmir Beka Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:28
Josep Borel

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borel dhe sekretari amerikan Antoni Blinken kanë nënvizuar sot përkushtimin për bashkëpunim me Ballkanin perëndimor dhe punën e përbashkët në të ardhmen evropiane të rajonit, duke shtuar se qëllimi është euro-integrimi i Ballkanit, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

„BE dhe ShBA janë të përkushtuara bashkëpunimit të afërt në Ballkan. Sigurimi e stabilitetit dhe përparimit dhe realizimin e të ardhmes së tyre evropiane edhe euro-atlantike në realitet janë qëllimet e përbashkëta” thanë Borel e Blinken në kumtesën e përbashkët.

 Borel dhe Blinken në kumtesën e shkruar vlerësuan se “ ndodhemi në momentin kritik të historisë evropiane” në dritën e agresionit të padrejtë rus në Ukrainë, ndërsa përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut drejt BE-së është “kyçe për forcimin e kohezionit dhe rezistencës së tërë kontinentit evropian”.

„ Të udhëhequr nga vlerat e standardet e përbashkëta dhe masat e BE-së, të dy vendet kanë bërë përparime dhe janë të gatshme për hapin pasues drejt anëtarësimit në BE. Përshëndesim zgjidhjen e kompromisit duke marr parasysh edhe interesat e Bullgarisë edhe Maqedonisë në respektimin, mirëbesimin dhe mirëkuptimit e përbashkët” transmeton Tanjug.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe sekretari amerikan i shtetit përkujtojnë se euor0integrimet janë të ndërtuara pikërisht në “frymën e kompromisit” dhe ftuan vazhdimin e qasjes së tillë ndërmjet të gjithëve që janë të përfshirë në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat