Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer

Aktuale

Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 11:34
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 27 vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia.

Ai shkruan se e kupton dhembjen e tyre.

“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre”, shkroi ndër të tjera kreu i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat