Ish-ministri Haraqija darkon me Bashkim Osmanin në Majorka

Aktuale

Ish-ministri Haraqija darkon me Bashkim Osmanin në Majorka

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 12:25
Astrit Haraqija dhe Bashkim Osmani

Astrit Haraqija ka darkuar me biznesmenin shqiptar Bashkim Osmani në Majorka të Spanjës, tregon një fotografi e publikuar nga ish-ministri i Qeverisë së Kosovës në rrjetet sociale të dielën.

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është mik i Osmanit, njërit prej familjarëve të shqiptarëve të Kosovës, të cilët njihen me nofkën “Feliksat”.

Miqësia e tyre është shumë e hershme, kishte rrëfyer ai në muajin shkurt të këtij viti.

Bashkim Osmani, i cili u arrestua në Poreç të Kroacisë në muajin shkurt të këtij viti, është liruar nga paraburgimi disa javë më parë.

Pas lirimit të tij nga paraburgimi, Osmanin e ka vizituar në rezidencën e tij në Majorka të Spanjës anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish-ministri Haraqija ka publikuar të dielën një fotografi në të cilën shfaqet teksa darkon me Osmanin në një nga pikat e rrjetit të restoranteve Ritzi të Majorkës, e cila është në pronësi të biznesmenit kosovar.

Bashkim Osmani kishte qëndruar për afro tre muaj në paraburgim.

Gjykata në Palma de Mallorca ka zëvendësuar masën e paraburgimit ndaj Osmanit me liri të kushtëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat