Tali ‘shpërthen’ pas deklaratës së Abazoviçit – ka një pyetje për të: Eh sikur ata njerëz të ishin serbë a do të..!?

Aktuale

Tali ‘shpërthen’ pas deklaratës së Abazoviçit – ka një pyetje për të: Eh sikur ata njerëz të ishin serbë a do të..!?

Nga: A.M Më: 11 korrik 2022 Në ora: 18:26
Driton Tali, ish këshilltar i Glauk Konjufcës.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë në Potoçari (fshat ku ndodhet memorali që përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës) se gjenocidi i kryer atje “nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve”.

Fjalimi i tij është quajtur skandaloz në media boshnjake, ndërsa një politikan nga Vojvodina ka thënë se është larguar nga salla kur ka marrë fjalën kryeministri malazez.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Driton Tali, ish këshilltar i Glauk Konjufcës.

Ai në një postim në Facebook reagoi ashpër duke e ektiketuar Abazoviçin si ‘mistrec’, përcjell “Bota sot”.

Madje, Tali u shpreh “E sikur ata njerëz të ishin serbë a do të ishin vrarë, mistrec?!”.

Postimi i plotë

Dritan Abazoviç, Srebrenicê:

"Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politika, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit".

E sikur ata njerëz të ishin serbë a do të ishin vrarë, mistrec?!

.....

Moti e kam pa që ky mistrec kurrëfar parime s'ka. Inferior deri në palcë.

PS: I pasna marrë vetëm 14 llajka për statusin paraprak (19 maj). Nuk janë pak kur t'i bojsh hesap shokët enveristë dhe titistë të "Otvoreni Balkan'it" .

Image
Postimi i Driton Talit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat