Adriatik Kelmendi përmend masakrat dhe krimet e serbëve, përmend tërthorazi edhe Specialen

Aktuale

Adriatik Kelmendi përmend masakrat dhe krimet e serbëve, përmend tërthorazi edhe Specialen

Nga: A.M Më: 11 korrik 2022 Në ora: 23:29
Gazetari Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës ka përmendur krimet dhe masakrat e Serbisë ndër vite.

Ai tha se ndonëse serbë janë përgjegjës për shumë krime, ata nuk po gjykohen.

“Por sot veç një gjykatë “po punon” dhe ”i gjykon krimet” vetëm nëse je - shqiptar!”, shkroi Kelmendi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Serbët janë përgjegjës për krimet në Vukovar.

Serbët janë përgjegjës për krimet në Srebrenicë.

Serbët janë përgjegjës për krimet në Prekaz,

Abri, Lubeniq, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Pejë, Gjakovë, Rogovë, Krushë, Mejë, Izbicë, Rrezallë etj. etj.

Por sot veç një gjykatë “po punon” dhe ”i gjykon krimet” vetëm nëse je - shqiptar!

#TëMosHarrohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat