Murati: Për të rritur suksese ATK-ja dhe shteti, duhet të ketë besim në institucione

Aktuale

Murati: Për të rritur suksese ATK-ja dhe shteti, duhet të ketë besim në institucione

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:02
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një konference për media ka folur në lidhje me rezultatet e punës së ATK-së për gjashtë muaj.

Ai me këtë rast i ka përgëzuar stafin e ATK-së si dhe qytetarët për këtë arritje.

“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, poashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e  mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se për të rritur suksese ATK-ja dhe shteti, duhet të ketë besim në institucione, përcjell Klankosova.tv.

“Për të rritë suksesin e ATK-së dhe shtetit është parakusht që të ketë besim në institucione, sepse aëherë qytetari e sheh se kur paguan tatime dhe ato para nuk keqpërdoren ka besim më të lartë”, u shpreh Ministri Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat