Refuzimi i Ligjit për Shëndetësi, Zemaj i LDK-së ka disa fjalë për pushtetin

Aktuale

Refuzimi i Ligjit për Shëndetësi, Zemaj i LDK-së ka disa fjalë për pushtetin

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:54
Armend Zema

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i është drejtuar shumicës parlamentare duke i kërkuar që për hir të shëndetit të qytetarëve ta pranojnë mbështetjen e tyre.

Ai tha se “paaftësia qeverisëse përveçse kontribuon në përkeqësimin e gjendjes në shëndetësi, ajo as nuk pranon mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme”.

Ai tha se sot, anëtarët nga partia në pushtet, në kuadër të Komisionit për Shëndetësi, refuzuan në parim Ligjin e ri për Shëndetësi.

Ligjvënësi opozitar tha se ky ligj u propozua nga ai dhe deputetët tjerë mbështetës.

“Ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në seancë plenare ta mbështesin këtë iniciativë ligjore, e cila është në funksion të avancimit të sistemit shëndetësor”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat