Reagon Adelina IsmaIli pasi gjykata kërkoi nga Policia t’i dërgojë në gjykimin ndaj Sekiraqës

Aktuale

Reagon Adelina IsmaIli pasi gjykata kërkoi nga Policia t’i dërgojë në gjykimin ndaj Sekiraqës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 14:10
Adelina Ismaili

Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që këngëtarja Adelina Ismaili dhe motra e saj, Ema Ismajli, të sjellën me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Një vendim i tillë, është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi,

Pas këtyre raportimeve ka reaguar vetë këngëtarja.

Adelina përmes një ‘Instastory’ ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas saj, asnjë polici nuk është në kërkimin e saj e as të motrës së saj.

Këngëtarja ka sqaruar ato janë dëshmitare të rastit të ndodhur 15 vite më parë, dhe sipas saj ato kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu, ajo ka treguar se ato për 10 vite kanë dëshmuar në gjyqe dhe polici sa herë është kërkuar nga ato, që sipas saj edhe e kanë rrezikuar jetën e tyre nga bandat kriminale që i kanë kërcënuar pa ndalë.

Në fund këngëtarja ka falenderuar Policinë e Kosovës që kanë treguar gjithmonë korrektësi.

Image
Reagimi nga Adelina Ismaili

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat