BE: Prishtina është dashur ta miratojë vizitën e Petkoviqit në Kosovë

Aktuale

BE: Prishtina është dashur ta miratojë vizitën e Petkoviqit në Kosovë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 20:26
Petar Petkoviq

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se është paralajmëruar vizita e shefit të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq dhe se Prishtina është dashur ta miratojë atë.

“Ditët e fundit BE-ja ka marrë dy njoftime se drejtori Petkoviq ka ndërmend të vizitojë Kosovën. Njoftimi i parë nuk ishte në përputhje me Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare. Njoftimi i dytë, megjithatë, ishte plotësisht në përputhje me Marrëveshjet dhe për këtë arsye vizita duhej të ishte miratuar”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së shton se vizitat zyrtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe nënvizon se ato nuk duhet të politizohen.

“BE u kërkon të dyja palëve që të zgjidhin me mirëbesim të gjitha mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e tilla në dialog duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të oficerëve ndërlidhës. Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe të zbatojnë angazhimet në pritje, përfshirë ato që lidhen me vizitat zyrtare”, përfundoi ai për Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat