Shpërthen Tomë Gashi ndaj atyre që votuan Gjykatën Speciale: Marre... tash duhet me vajtu!

Aktuale

Shpërthen Tomë Gashi ndaj atyre që votuan Gjykatën Speciale: Marre... tash duhet me vajtu!

Nga: N. Sh. Më: 13 korrik 2022 Në ora: 20:35
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi edhe një herë ka reaguar ashpër ndaj deptuetëve të Kosovës që votuan Gjykatën Speciale.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se Specialja është votuar nga deputetët e Kosovës, të cilën e cilëson fatkeqësinë më të madhe kombëtare shqiptare.

Ai shkruan se kjo Gjykatë është e Kosovës por pa asnjë shenj të Kosovës.

Gashi thotë se marre për ata që e kanë votuar Specialen e tash duhet me vajtu.

Postimi i plotë:

Sa pa fat jemi

Me votën e deputetëve të Kuvendit të Republikës me 2015 u votua ajo që dihej, Fatkeqësia ma e madhe Kombëtare Shqiptare

Avokatët me toga kuq e zi të tjerët me toga të zymta.

Gjykatë e Republikës pa asnjë shenjë të Republikës së Kosovës

Marre për ata që e kanë votu, e tash duhet me vajtu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat