Fatmir Sheholli tha se ka punuar në UDB dhe SHIK, reagon Naim Miftari: Mos u befasoni nëse edhe Ivica Stanishiqi ka punuar në SHIK!

Aktuale

Fatmir Sheholli tha se ka punuar në UDB dhe SHIK, reagon Naim Miftari: Mos u befasoni nëse edhe Ivica Stanishiqi ka punuar në SHIK!

Nga: N. Sh. Më: 13 korrik 2022 Në ora: 22:05
Fatmir Sheholli dhe Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pasi Fatmir Sheholli tha se ka punuar për SHIK dhe UDB-në serbe.

“Unë nuk guxoj me hy në Serbi për shkak të deklaratave të mia në emisionin e Adnan Merovcit për shkak se kam treguar që në kohën kur kam punuar në Sigurim Shtetëror. Pas lufte kam punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës dhe shefi im ka qenë Kadri Veseli, me mburrje e them këtë sepse e kam thënë kontributin në këto sfera. Bashkëpunëtorë kryesor i kam pasur Elmi Reçicën dhe Latif Gashin”, ka deklaruar Sheholli.

Pas kësaj deklarate të tij, Miftari thotë se nuk është për t’u befasuar nëse del edhe ish-shefi i UDB-së, Ivica Stanishiqi dhe ta pranon që ka punuar për SHIK-un.

“Qorba e UDB-DGSE-SHIK-ut do të kundërmojnë kundër Kosovës së paku edhe 30 vite!

Hiç mos u befasoni kur të del një ditë edhe ish krye-shefi i UDB-së Ivica Stanishiqi e ta pranon publikisht se ka punuar për SHIK-un, për Kosoveën, me instistimin e Denjear Arnaudit, Hashim Thaçit të DGSE-së franceze dhe Gani Thaçin e Baton Haxhiun e UDB-së Serbe!”, shkruan Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat